Në shtëpi të gjithë kemi tapete. Dhe ëndrra e të gjithëve prej nesh është që ata të jenë sa më të pastër, sa më higjienikë dhe mos t’i humbasin kurrë ngjyrat dhe modelet e tyre.
Por si mund t’i pastroni tapetet në mënyrën më të mirë? Mos u shqetësoni, nuk ka nevojë për të përdorur kimikate dhe produkte super të shtrenjta.
Thjesht duhet të shkosh dhe të blesh një copë lakër të bardhë.
Gjithmonë e kemi përmendur në shumë artikuj se shumë produkte që kemi në shtëpi mund të na ndihmojnë të bëjmë shumë gjëra dhe mund të na shpëtojnë jetën në shumë situata.
Në artikujt e mëparshëm ju keni treguar se si mund të pastroni frigoriferin tuaj me vetëm një copë pambuk, ndërsa sot nuk mund të rrimë pa jua treguar trukun e lakrës.
Si t’i pastroni tapetet me vetëm një lakër:
Një nga punët më të vështira për secilin nga ne është shkundja e tapeteve apo larja e tyre. Në shumicën e rasteve ne harxhojmë shumë para për t’i pasur sa më të pastër.
Madje, disa prej nesh kanë blerë tapete shumë të shtrenjtë dhe larja e tyre kushton shumë ndaj dhe sot kemi vendosur t’ju kursejmë sa më shumë lekë.
Tani kemi zbuluar një stil apo një mënyrë që e bën shumë të lehtë pastrimin e tapeteve.
Gjithçka që ju nevojitet është një kokërr lakër. Si ta bëni:
Pritini lakrën në dy copa të barabarta në një dërrasë.
Vendoseni tapetin tuaj në një sipërfaqe të sheshtë, ose thjesht lëreni mbi dysheme ashtu siç e mbani përditë.
Përdorni pjesën e sheshtë të lakrës (gjysmën e lakrës) për ta fërkuar tapetin.
Më pas, merrni fshesën me korrent dhe në këtë mënyrë hiqni papastërtitë..
Lakra jo vetëm që pastron qilimin, por gjithashtu nxjerr në pah ngjyrat falë aciditetit të saj.
Kjo është një metodë që është përdorur shumë vite më parë dhe tashmë po përdoret akoma më shumë pasi jo vetëm që e higjienizon tapetin, por edhe e ruan atë për një kohë të gjatë si të ri.
Një tjetër këshillë e vlefshme: Nëse derdhni lëng qershie apo verë mbi tapet, ju menjëherë merakoseni se do të mbetet ngjyra.
Ja pra, këtu ju vjen në ndihmë sërish lakra.
Nëse ju ndodh që ju bie lëng me ngjyrë në tapet, menjëherë veproni si më poshtë:
Derdhni ujë të gazuar mbi njollën, pastaj vendosni lakrën sipër njollës.
Do të ndihmojë në thithjen e njollës dhe tapeti do të kthehet i pastër.