Lorenci dhe Keisi kanë qenë të lidhur para se të futeshin në “Big Brother VIP”. Lajmi u konfirmua mbrëmjen e sotme nga vetë Lorenci, i cili e kishte deklaruar në dhomën e rrëfimit.
Dyshja kishin qenë të lidhur për pak kohë dhe sipas Lorencit, marrëdhënia e tyre është mbyllur 100%. Megjithatë ai shtoi se mund t’i ketë mbetur ende ndjenja për të.
Në lidhje me këtë deklaratë reagoi dhe Kristi, i cili u tregua shumë mirëkuptues.
“Kam shumë respekt për Keisin, ka shume të drejtë të shkojë pas marrëdhënieve që do, nuk e ndaloj, nuk është as e logjikshme. E mbyllem ca kishim dhe ishte shumë gjë e bukur. Lorenci mduket djalë garip, shumë tip i lezetshëm, nuk kam as hard feelings, me Keisin e mbyllëm me dinjitet”, tha Kristi.