Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat ka folur në lidhje me rritjen e pagave dhe shpërblimin 5 mijë lekë të reja ndaj pensioneve në muajin prill.
Kreu i qeverisë u shpreh se kjo nuk ka lidhje me zgjedhjet, duke shtuar se ky ka qenë një premtim i bërë “dem baba dem”.
“Tani së pari këto janë të gjitha cështje dhe janë të gjitha zotime që janë marrë dem baba dem, nuk kanë lidhje me zgjedhjet. Mbi të gjitha për pensionistët që janë mbi të gjithë, dhe që për 1001 arsye kanë dhënë më shumë se të gjithë, dhe nga kjo histori ndyshimi kanë marrë më pak se të gjithë, askush nuk duhet ta bëjë këtë pyetje. Ky për pensionistët është një adresim në vazhdim i një problemi që ekziston, siç ka ekzistuar më parë, por nuk ndjehet sepse qeveria shqiptare është aty në mbrojtje të të gjithë konsumtarëve famijarë dhe bizneseve të vogla. Ne nuk mund t’u themi pensionistëve se nga taksa e jashtëzakonshme që mblidhet tani në fund të marsit ju smund të merrni gjë sepse janë ca zgjedhje vendore dhe do prisni katër muaj sepse kështu kanë vendosur së bashku bashkitë. Do të kemi një rritje të konsiderueshme pagash të ulëta tani. Pani është me dy hapa, një e bë,ë tani, një do ta bëjmë vitin e ardhshëm. Do të bëjmë një rritje pagash historike. është një rrije pagash që është ndryshe nga të tjerat, sepse është një reformë e gjithë strukturës së pagave”, tha Rama.