Rozë

Ermiona reagon ndaj Kiarës: Për ke je aty brenda ti ma thuaj?

Si duken banorët në sytë e opinionistëve dhe ish-banorëve nga dita e parë deri më tani.

Ermiona: Kiara dhe Olta janë e njëjta 'kategori'!

Arbër: Kristi ka qenë më i qëndurshëm, Luizi më i luhatur.

Ermiona: Luizi më i qëndrueshëm, të gjithë të tjerët të luhatur.

Beati: Kristi dhe Dea më të luhatur, Luizi i qëndrushëm.

Valbona: Kristi dhe Dea më duken pak të luhatur. Ndërsa Luizi të njëjtën lojë ka mbajtur që nga dita e parë.

Ermiona: Ish-banorët ashtu si janë futur, ashtu do dalin. Ata i dinë tashmë strategjitë, falso më duken. Unë nuk i llogaris fare ato. Po të njëjtat gjëra. Ato vetëm qajnë, i japin këtij populli vetëm mërzi. Kiara nuk e di se çfarë bën aty brenda. Është për Luizin apo për veten? Për kë je aty moj Kiara? Se ti dhe Efi i keni dhënë shqetësim Luizit.

Efi: Mua më intereson shqetësimi im njëherë.

Ermiona: Ai ka 5 muaj aty brenda. Të ishe ti mikeshë, nuk do ishe fare brenda. Vetëm filma po bëni aty brenda. Jepni diçka të vërtetë se e keni lodhur këtë publik. Bëni humor aty. Më lër të flas Efi.

Efi: Ti vetëm po bërtet.

Ermiona: Ke sjellje fodulle komplet.

Efi: Ti e thua këtë gjë?

Ermiona: Unë e them. Ti nuk je Luizi. Je futur për protagonizëm aty.

Për kë je aty moj Kiara/ Ermiona-Efit: Ke sjellje fodulle!

MË TË LEXUARAT

To Top