Rozë

Ermiona reagon për Efin: Ajo u bë shoqe me Luizin sepse pa sa ndikim ka jashtë

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Ermiona Lekbello ishte sot në studion e “Big Brother VIP”, ku mes të tjerash komentoi dhe rifutjen e Efit, Bledin, Kiarës dhe Ronaldos në shtëpi. Përsa i përket Efit, Ermiona tha se ajo nuk e ka shok Luizin, por e ka bërë të tillë vetëm pasi ka parë influencën që ai ka jashtë.

Ermiona për Efin: E bëri mik Luizin, kur pa influencën e tij

Ermiona: Kur e bëri Efi shoqe Luizin? Mik quhet një person që e njeh, që rri me të. Efi e njohu aty Luizin. Tani bën sikur e ka mik, sepse pa influencën jashtë shtëpisë. Kam bërë 12 orë pa gjumë dhe erdha vetëm për ju publik. Ju betohem që ju dua me shpirt. Pse duhet të jemi false? Pse mos të themi atë që mendojmë? Ish banorët u futën sërish, sepse u duhet ky spektakël. Sheh Kiarën që ia nxin jetën Luizit.

Ai ha zhavorr në atë shtëpi, si Kristi ashtu edhe Dea. Nuk është lehtë të rrish në atë shtëpi. Ata duhet t’i diskutonin gjërat jashtë, jo t’ju vinin Luizit. Për mua Luizi është fitues. E dua jashtë mase shumë edhe Kristin. Nuk jam e mërzitur me vajzat. Këtej debatuan, këtej bëjnë sikur kanë miqësi. Unë nuk i duroj dot fare këtë gjëra.

MË TË LEXUARAT

To Top