Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka folur në lidhje me zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj si dhe për marrëveshjen me Partinë Demokratike.
Gjithashtu, krah këtyre temave, ish-presidenti Ilir Meta është ndalur edhe te fëmijët e tij të cilët janë shkolluar jashtë Shqipërisë.
Ish kreu i shtetit ka bërë me dije se shpenzimet e tyre janë përballuar nga të ardhurat që marrin nga pallati të cilin e kanë në pronësi, ndërtesë kjo e cila është brenda të gjitha rregullave.
“Ne kemi një pallat që është këtu afër jush dhe e dinë të gjithë që është brenda të gjitha rregullave me firmën e vetë Edi Ramës.
Madje për ta përmbyllur ka qenë edhe firma e Bashës, me të cilin ne përballojmë të gjitha shpenzimet e tyre dhe angazhimi ynë ka qenë ti sigurojmë një të ardhme më të mirë dhe të pavarur.
Ne kemi qenë këtu për tu dhënë atyre një pavarësi dhe për të treguar veten e tyre dhe padyshim që ata do të rikthehen këtu edhe do i shërbejnë vendit të tyre”, tha Meta për “Top News”.