Lajme

Flet hapur fare Dashamir Shehi: Edhe PD-ja ka blerë vota kur ishte në pushtet po jo kaq shumë





Kandidati i PD-së në qarkun e Tiranës, Dahamir Shehi, e ka pranuar se edhe Partia Demokratike ka blerë vota kur ka qenë në pushtet.

Dashamir Shehi: Me paratë nga shitja e votës nuk blini dot biletën për azil - Exit | Shpjegon Shqipërinë

Ai tha në “Opinion” se ndryshimi me PS është se Pd nuk ka blerë kaq shumë vota duke përdorur paratë e buxhetit të shtetit.

“Kam 30 vite që bëj politikë dhe mezi i bëj 6 mijë vota. Këtu vjen një njeri nga hiçi dhe merr 15 mijë vota. Sigurisht që paratë do luajnë rol nëpër zgjedhje. Asnjëherë sa këtë radhë nuk ka qenë kaq e rëndësishme paraja.

Edhe PD kur ishte në pushtet i ka bërë këto gjëra, por jo në këtë dimension. Nuk është puna që dy tifozë, një i PD-së dhe një i PS-së dhe ky i PS-së është bujar dhe hedh pare për të mundur PD-në. Nuk është puna kështu sepse do të ishte shumë bukur. Puna është se ky i PS-së përdor shtetin, paratë e shtetit. Për mua krimi më i rëndë është kjo e patronazhistëve. Ky është krimi më i madh, jo u shitën ca fukarenj aty e atje, nuk më shqetësojnë fare”, tha Shehi.

La pas edhe Berishën, sa vota mori Dashamir Shehi në njësinë nr.10 - Abc News





MË TË LEXUARAT

To Top