Rozë

Flet me shpirt dhe hapur Timo Flloko, tregon pengu e jetës: U shua në moshën e pjekurisë





Aktori i njohur, Timo Flloko në një intervistë të gjatë për gazetën Exlibris ka folur për jetën e tij, vendlindjen, pasionin për poezinë, filmin, aktrimin, letërsinë. Flloko ka rrëfyer dhe pe ngun e tij më të madh që është kinemaja dhe shuarja e saj.

Timo Flloko: "Poezia është substanciale, nuk i vjen plakja kurrë! - YouTube

“Pe ngu i madh nëse mund ta them janë vitet kur humbi kinemaja këtu dhe nuk pati produktivitet dhe vlera dramaturgjike.

Humbi kinemaja, u shua në moshën e pjekurisë profesionale më të epërt, ku priten vepra të mëdha. I shikojmë filmat amerikanë ku kinemaja është industri, lëvizjet e aktorit nga roli në rol pa bërë ndonjë shenjë barazimi dhe krahasimi ata luajnë deri në shuarje të jetës. Ndërsa ne na u shua arti përpara se të mbarojë jeta. Kam bërë role por jo në kontiuinitet por sa shumë do ishin rolet e mija dhe të kolegëve të mi nëse do funksiononte me prodhimtari kinemaja. Për fat, edhe pse me pak filma në numër në vite në tranzicionin e tejzgjatur, kinemaja nuk është shuar krejt, sepse janë bërë disa filma të suksesshëm. Kjo më ka bërë t’i afrohem teatrit më shumë”, thekson ai.

Prej disa vitesh keni zgjedhur letërsinë si strehën tuaj. Së fundmi, lexuesi ka në dorë përmbledhjen tuaj me poezi “Trup e shpirt” nga botimet Onufri. A është kjo një notë proteste ndaj artit skenik dhe kinematografisë e cila noton ende në ujëra të vakëta apo një stad i nevojshëm, një përkushtim dhe konsolidim i letërsisë suaj, së cilës keni vendosur t’i dedikoheni në vazhdimësi duke e mbivendosur në krye të angazhimeve tuaja?

Sigurisht nuk është protestë, edhe pse misioni i artit është ta përsosë botën dhe një nga mjetet është edhe protesta. “Trup e shpirt” është një përzgjedhje e dy librave të mi të mëparshëm ku janë përpunuar thuajse nëntëdhjetë përqind e poezive, si dhe poemat që janë në të, të cilat unë i çmoj. Sigurisht ka dhe poezi të reja.

Timo Flloko: Si ma ndanë familjen pas prishjes me Jugosllavinë - ObserverKult





MË TË LEXUARAT

To Top