Lajme

Flet vajza nga Korça që tha marrim 4 mijë euro në muaj: Flemë nga dy orë gjumë

Në një takim me të rinjtë në Korçë, një vajzë, Vojsava, që është e vetëpunësuar në tregun online si ‘content creator’ ka kujtuar deklaratën e vitit të kaluar duke thënë se u bënë meme për shifrat që fitojnë, por kishte diçka që nuk i pëlqente.

Para Ramës u shpreh se kanë harruar të kujtojnë se bëjnë vetëm 2 orë gjumë për të fituar të ardhurat dhe u shpreh se jo të gjithë marrin deri në 4 mijë euro në muaj.

Ndërsa kryeministri iu përgjigj duke i thënë se mund të marrin edhe më shumë se aq por nuk ka pse të shqetësohet kur arrin suksesin. Duke qeshur u shpreh se pasi u bënë meme, tani do të cilësohen si patronazhistë, gjë që Vojsavës duket se nuk i pëlqen.

Vojsava: Ndoshta e kam nisur pak më vonë se një pjesë këtu që punon si freelancer por vjet ne përfunduam si meme se të rinjtë e Korcës bëjnë 1-4 mijë dollarë. Kanë harruar të përmendin punën që bëjmë ne. Ndoshta bëjmë vetëm 2 orë gjumë për ato të ardhura. Mundësitë për punën online tregojnë se sa kohë dëshiron të harxhosh e sa të fitosh në fund të muajit.

Rama: Ju duhet të kuptoni që në Shqipëri, Konica thoshte ‘Të falin çdo gjë përveç suksesit’, kështu që kur bën sukses, duhet të pranosh që nuk të fal njeri dhe gjatë gjithë kohës do të jesh nën slm.

MË TË LEXUARAT

To Top