Armina Mevlani ndodhet jashtë vendit për pushime, prandaj nuk mund të ishte e pranishme në studio në episodin e fundit të këtij sezoni për “Goca dhe Gra”. Në një lidhje me kamera, ajo tregoi se po kalon kohë me bashkëshortin Shkëlzen Berisha dhe fëmijët e tij.
“Më ka marrë malli. Ndihem keq që nuk jam fizikisht, ashtu siç duhej aty. Do të doja të isha me ju për Krishtlindje, po detyrime e angazhime familjare, se fëmijët e Shkëlzenit i kemi larg, kështu që festuam Krishtlindjet me ata. Do më marrë shumë malli”, u shpreh Armina.
Kujtojmë që Armina ka një marrëdhënie shumë të mirë me fëmijët e Shkëlzenit. Ata madje ishin dhe në dasmën e çfitit pak muaj më parë.