Rozë

(Foto) E kujtoni Mimoza llasticën? Ja ku jeton ajo tani, i është futur politikës dhe është martuar me një Prokror

Të gjithë e njohin Zhaklina Dhimojanin, por jo me këtë emër. Aktorja protagoniste në filmin aq të dashur “Mimoza Llastica”, ka rrë mbyer vëmendjen e mediave zvicerane.

Në një fushë krejt larg aktrimit ajo nisi në Zvicër karrierën si përkthyese ndërsa sot është e angazhuar në politikën lokale.

Atje ajo u njoh edhe me prokurorin federal Stefan Blättler i cili është sot bashkëshorti i saj. Sipas mediave zvicerane, Dhimojani është po aq e njohur në Shqipëri sa është Heidi në Zvicër.

Një politikan i lartë shqiptar ka mbetur i mahnitur kur ka parë foton e çiftit në llogarinë zyrtare të parlamentit zviceran. “Sigurisht që e njoh”, thotë politikani.

“Ne jemi rritur në të njëjtën lagje në Tiranë dhe kemi shkuar në të njëjtën shkollë. Kushdo që është rritur në Shqipërinë e periudhës komun iste e kujton emrin e saj”, tregon një gazetare e njohur në Tiranë.

Roli i saj te “Mimoza LLastica” mbetet ikonik dhe i paharrueshëm për të gjithë brezat që janë rriur duke parë filmat e vjetër shqiptar.

Aktorja e 'Mimoza Llastica' përfshihet në politikën zvicerane, politikani i  lartë shqiptar mbetet pa fjalë kur e mëson këtë

MË TË LEXUARAT

To Top