Moderatorja e njohur e ekranit të ‘Rtsh’, Hygerta Sako është kthyer pas në kohë dhe ka ndarë me ndjekësit një kujtim të 12 viteve më parë, teksa ka drejtuar ‘Miss Globe 2008’.
“#throwback 12 vjet me pare ? Kam ndryshuar shume apo pak?
Kopertina e revistes Klan tetor 2008 Prezantuese e Miss Globe 2008”, ka shkruar Sako krah fotos ku shfaqet e veshur me një këmishë në ngjyrë të bardhë dhe e kuruar deri në detaje me pamjen e saj.
Ajo çfarë bie në sy nga postimi është dhe freskia e Hygertës, e cila vazhdon edhe sot të mbetet ndër figurat më tërheqëse të ekranit shqiptar.
Moderatorja bëhet shpesheherë nostalgjike, duke ndarë kujtime të ndryshme nga më parë dhe duke treguar se ndonëse vitet kalojnë, ajo gëzon po të njëjtat tipare tërheqëse si më parë.