Rozë

(Foto) Ka qenë viti i dashurisë/ Këta janë 11 VIP-at që u martuan këtë vit

Njeriu është i bekuar të njohë ndjenjën e bukur të dashurisë, e cila në një moment kurorëzohet dhe me martesë. Përgjatë këtij viti, 11 çifte të showbizit shqiptar e kanë hedhur këtë hap.

Dashuria triumfoi: 11 çiftet VIP që u martuan këtë vit

Nga Gjira Kajtazi deri te Renato Malota, këto janë dasmat e zhvilluara në vitin 2022:

1. Gjira Kajtazi dhe Aliu

Me datë 18 Shkurt, këngëtarja e njohur Gjira Kajtazi dhe partneri i saj Aliu kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre. Dyshja janë bashkë prej vitesh dhe prindër të dy fëmijëve, por vetëm në Shkurt u bënë zyrtarisht burrë dhe grua. Ato i thanë “po” njëri-tjetrit krah djalit dhe vajzës, Maëlit dhe Lanës.

2. Eliona Pitarka dhe partneri

Eliona Pitarka dhe partneri i saj u martuan me datë 22 Mars, një ditë shumë e vecantë për ta sepse vajza e tyre, Gala, festonte 1 vjetorin. Në dasmën luksoze nuk munguan të ftuarit VIP dhe as kolegët e aktores në Klanifornia.

3. Vlashent Sata dhe Dojna Mema

Dojna Mema dhe Vlashent Sata u celebruan në martesë me datë 1 Prill. Dyshja u veshën me kostume e me atlete larg veshjeve tradicionale. “Çdo 1 prill do festojme pervjetorin e marteses. Jo, nuk eshte shaka”, njoftoi Dojna.

4. Robin Krasniqi dhe Marigona

Marigona dhe Robin Krasniqi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë me datë 9 Maj. Boksieri i njohur shqiptar dhe modelja organizuan një dasmë madhështore. Marigona u shfaq si princeshe me fustanin e nusërisë ndërsa Robini dukej elegant me kostumin e zi të dhëndrit.

5. Ilir Shaqiri dhe Emanuela

Me datë 28 Maj balerini Ilir Shaqiri u martua pas 20 vitesh me partneren e tij Emanuelën, e cila festonte njëkohësisht dhe ditëlindjen. Dasma përrallore u mbajt buzë detit dhe për organizimin e saj u kujdes deri në detaje “Ami Event”.

6. Florent Hadërgjonaj dhe Dorina Podrimja

Futbollisti Florent Hadërgjonaj dhe modelja Dorina Podrimja u kurorëzuan në martesë me datë 7 Qershor. Dasma e tyre u mbajt në Gjakovë dhe dyshja shkëlqyen krah njëri-tjetrit.

7. Albi Xhepa dhe Fabiola

Me datë 6 Shtator këngëtari Albi Xhepa kurorëzoi në martesë dashurinë me personin e tij të zemrës. Albi dhe Fabiola nuk zgjodhën një dasëm të madhe tradicionale, por kurorëzimin e lidhjes së tyre të gjatë, disa vjeçare, e bënë me një rreth të ngushtë në një darkë private.

8. Shkëlzen Berisha dhe Armina Mevlani

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha u martuan me datë 25 Shtator pas shumë vitesh së bashku. Dasma e tyre bëri bujë të madhe në rrjet. Nusja mbërriti me makinën “Lincoln” të viteve ’60 dhe ndërroi tre fustane. Çifti mbajtën një dasmë përrallore me mbi 300 të ftuar, mes tyre personazhe të njohur nga politika, ekrani dhe muzika.

9. Arbër Hajdari dhe Vlera Devolli

Arbër Hajdari dhe partnerja e tij Vlera kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre 5 vjeçare me datë 1 Tetor. Çifti bënë një dasmë të madhe në një ambient larg kryeqytetit me personazhe të njohur VIP.

10. Albina Kelmendi dhe Valon Vataj

Me datë 9 Tetor këngëtarja Albina Kelmendi u martua me biznesmenin Valon Vataj. Çifti mbajtën një dasmë madhështore me gati 400 të ftuar. Ky padyshim ka qenë viti i Albinës e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.

Dashuria triumfoi: 11 çiftet VIP që u martuan këtë vitDashuria triumfoi: 11 çiftet VIP që u martuan këtë vitDashuria triumfoi: 11 çiftet VIP që u martuan këtë vit

MË TË LEXUARAT

To Top