Nga dita në ditë Atara rritet dhe mami Orinda s’mund të jetë më e lumtur se kaq. Moderatorja ka ndarë mëngjesin e sotëm një video me Atarën në prehër, duke treguar se e vogla ka nisur të qëndrojë drejt pa ndihmën e mamit.
“Kemi filluar të qëndrojmë drejt”, ka shkruar Orinda ku duket e gjithë shtëpia plot ngjyra dhe atmosferën e festave. Që prej momentit të parë kur u bë nënë, Orinda ndau çdo moment të ëmbël me të bijën dhe eksperiencat e ndryshme gjatë kësaj periudhe duke zbuluar se po e shijon shumë.
Në familjen e Orindës dhe Turit, këtë dhjetor festat kanë ardhur ndryshe. Pasi pjesë e tyre është edhe ëmbëlsira e shtëpisë, Atara. Ajo nuk është vetëm kryefjala e lumturisë, por dhe epiqendra e prindërve, të cilët nuk ngurojnë të ndajnë momente në rrjetet sociale.
Më i fundit, ka qenë Turi që ka postuar një foto shumë të bukur, ku shfaqet Atara e vogël dhe qeni i tyre, Rubi. Mirëpo, këtë herë vëmendjen e ka rrëmbyer ky i fundit, që i kanë vendosur edhe një kapuç në kokë.“Kur te veshin me zor!!!”, ka shkruar Hysko krahas fotos, që ka marrë shumë komente, ku vihet re që shumica janë komplimenta për vogëlushen e bukur.
Ajo thotë se prej 4 muajsh i ka ndryshuar jeta dhe tashmë Atara është bekimi i tyre. “Xmas loading… with love
Si sot nje vit me pare kur zbukuruam pemen Atara jone ishte te barku mames..kishim vetem 2 dite qe e zbuluam. Sot ajo ben 4 muaj dhe na e ka mbushur shpirtin plot.. si i thone asaj, kur numeroj bekimet te numeroj 2 here.. jooo une te numeroj 1milion bashke me babin dhe Rubyn 💗 #faleminderitzot🙏”, ka shkruar Atara krahas videos së ëmbël.
U desh vetëm një foto e publikuar nga Turjani që komentet për Atarën e vogël të vërshojnë. E si përherë në pozat e personazheve publikë apo fëmijëve të tyre, krah fansave dhe shumë të njohurve bien veçanërisht në sy ca komente të miqve të ngushtë, siç është rasti i Xhemit me çiftin Turi-Orinda. Krah fotos së Atarës, ajo ka shkruar: Lum si unë për këtë nuse.