Rozë

(Foto) Sot festojnë datëlindjen e parë, Genta Ismalji publikon foton e binjakëve të saj

Ardhja në jetë e dy binjakëve, djalë e vajzë, ishte kurorëzimi i lumturisë për Genta Ismajlin dhe partnerin e saj, Huseyin Usta. Familja e dyshes tashmë ishte e plotësuar: Çifti i pagëzoi dy bebushat me emrat Ivy dhe Icon.

Sot, dy vogëlushët festojnë ditëlindjen e tyre të parë, dhe nuk kishte sesi mungonte urimi tepër i ëmbël publik i këngëtares për ta. genta publikoi disa foto të vogëlushëve, shoqëruar me shkrimin:

“Qoftë viti juaj i parë me ne i pari nga shumë e shumë të tjerë që do të vijnë! E di që do na mbushni me shumë lumturi, siç keni bërë gjithmonë.

Gëzuar ditëlindjen! Nuk mund ta besojmë që ju jeni tashmë një vjeç! Paçi një ditë të gëzueshme dhe qofshi të suksesshëm në jetë! Ju dua me gjithë zemër.”

Pikërisht për t`ju përkushtuar plotësisht dy fëmijëve dhe familjes së saj, Genta zgjodhi të shkëputej për disa kohë nga muzika.

Genta Ismajli është tashmë prej shumë vitesh në një marrëdhënie me Ustan dhe të dy, e ndajnë jetën mes Zvicrës dhe Kroacisë.

MË TË LEXUARAT

To Top