Lajme

Fotot e këtij tre-vjeçari shqiptar po bëjnë xhiron e botë, ai po fiton vëmendjen e të gjithëve në këtë mënyrë: I bukur si drita!

Nuk është e pazakontë që një influencues me dhjetëra mijëra ndjekës të ketë një gardërobë me vlerë mijëra paund, por është e jashtëzakonshme kur bëhet fjalë për fëmijë të vegjël.

3 vjeçari shqiptar Elensio Sulaj që jeton në Waltham Cross në Hertfordshire, ka grumbulluar 26.000 ndjekës në mediat sociale dhe me gardërobën e tij mbi 10,000 paundë bën postime për Burberry, Versace dhe Gucci, Givenchy, Moschino dhe Ralph Lauren.

E ëma e tij Enkeleda Sulaj, 25 vjeç, krijoi një llogari për Elension kur ai ishte vetëm një vjeç dhe i ka mësuar vogëlushit të bëjë selfie. Pavarësisht nga mijëra ndjekës, mamaja është përballur me kritika në Tik Tok, pasi shumë e akuzojnë për veshjet e shtrenjta që përdor për 3-vjeçarin. Por Enkeleda thotë se Elensio dëshiron të bëjë fotografi dhe të zgjedhë se çfarë rrobash dëshiron të veshë.

“Ne publikuam disa video që u bënë virale, prej nga erdhën shumë ndjekës të tij dhe që atëherë ka dalë jashtë kontrollit – nuk mund ta besojmë. Kompanitë filluan të afroheshin për të parë nëse do të ishim të interesuar të bënim bashkëpunime. Unë gjithmonë do ta pyes atë nëse dëshiron ose jo të pozojë. Unë kurrë nuk e detyroj të bëjë asgjë.”, thotë 25-vjeçarja.

MË TË LEXUARAT

To Top