Ish-deputeti Mark Frroku ka propozuar për martesë partneren e tij, moderatoren Rudina Dembacaj, lajm ky i bërë me dije nga vetë kjo e fundit.
Ditën e sotme, Dembacaj publikoi në Instagram disa fotografi nga Kapadokia, Turqi duke lënë kështu të kuptohet se gjatë pushimeve, Frroku i ka kërkuar që ajo të bëhet bashkëshortja e tij.
“I kishe menduar të gjitha, çdo moment, çdo detaj dhe ja dole mbanë, të më surprizoje dhe të më bëje kaq të lumtur sërish… As në ëndrrat më të bukura nuk e kisha imagjinuar kaq perfekt këtë moment. Faleminderit Zotit që të kry qëzoi në jetën time! Të dua shumë. P.S. I thashë PO!”