Një kompeticion aspak i zakontë ka nisur në Malin e Zi i cili zhvillon sezonin e tij të 11-të dhe tashmë është bërë viral kudo në botë.
Gara e shtrirjes organizohet në fshatin etnik “Montenegro” në Brezni, dhe mblodhi së bashku nëntë garues nga Nikshiqi, Podgorica, Danilovgradi dhe Beogradi, të cilët po luajnë për shpërblimin në vlerë prej 350 euro.
Gjithçka që ata duhet të bëjnë është të qëndrojnë shtrirë poshtë një peme për aq gjatë sa të munden. Ju duket e lehtë? Nuk është edhe aq.
Garuesit shpresojnë të thyejnë rekordin e vendosur vitin e kaluar nga Dubravka Aleksiç nga Podgorica, e cila u ngrit në këmbë pas 117 orësh qëndrimi shtrirë, shkruan Vijesti.
Që nga viti i kaluar, garuesit, të cilët shtrihen nën hijen e një panje njëqindvjeçare, kanë mundësinë të shkojnë në tualet çdo tetë orë.
Këtë vit pjesëmarrja ka qenë akoma edhe më e lart se ajo e vitit të kaluar. Tashmë ky konkurs ka berë jehonë të madhe falë rrjeteve sociale.