Ushqime

Gatim shqiptar që e ka zili e gjithë bota, kjo është receta e shëndetlies me mjaltë dhe arra: Gatuheni kështu dhe do mbeteni pa fjalë…

Në qoftë se jeni ende në mëdyshje se ç’ëmbëlsirë tëpërgatisni për sonte, ku sigurisht koha dhe impenjimet e tjera nuk premtojnë për bakllava, nuk keni pse të shqetësoheni pasi shefja e kuzhinës Living, Linda Fishta ndan me të gjitha mikeshat  recetën e shëndetlies.

Albanian Shendetlie, Albanian Honey and Nut Cake - Albanian Desserts

Një ëmbëlsirë e thjeshtë dhe shumë e shijshme. Kërkon më pak se 15 minuta kohë për t’u përgatitur dhe rreth 45 minuta kohë për t’u pjekur, ndaj mos ngurroni ta provoni.

PËRBËRËSIT PËR TAVË ME DIAMETËR 26 CM: Si masë përdorim një gotë që merr 200 ml ujë • 3 vezë të vogla ose 2 të mëdha • 1 gotë sheqer jo plot (2-3 gisht poshtë buzës së gotës) • 100 g gjalpë i tretur, i vakët • 3 lugë të mëdha mjaltë • 300 g arra të qëruara në thërrime (të peshuara pa lëvozhgë) • 1 bustinë sodë për ëmbëlsira (16 g) • 1 bustinë vanilje • 1 majë thike kripë • 3 gota miell • 1 e verdhë veze për ta lyer sipër

PËR SHERBETIN: • 800 g sheqer • 600 ml ujë
PËRGATITJA: Ndezim paraprakisht furrën në temperaturën 180° C. Në një tas, me rrahësen e vezëve me dorë përziejmë vezët me sheqerin për 2 minuta, shtojmë gjalpin, mjaltin, kripën, miellin, vaniljen, sodën me sitë, arrat dhe e punojmë brumin me lugë druri. Hedhim brumin në tavën e lyer me pak gjalpë dhe e nivelojmë me duar të lagura ose me kurrizin e një luge të lagur. E lyejmë sipër me të verdhën e vezës, të rrahur më parë me pirun.

E pjekim në furrë për 40-45 minuta ose derisa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër. Kur të ketë marrë ngjyrë në sipërfaqe, e mbulojmë me letër alumini, pasi koha e pjekjes është e gjatë dhe mund të digjet. Sherbeti: në një tenxhere ziejmë sheqerin me ujin duke i përzier vazhdimisht derisa të marrin valë. E heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet. E hedhim sherbetin të ftohtë mbi ëmbëlsirën e ngrohtë, pasi këtë të fundit ta kemi prerë në copa katrore ose sipas dëshirës. Ju bëftë mirë!

Si të gatuajmë Shëndetlie Tradicionale Shqiptare | Albanian ...

MË TË LEXUARAT

To Top