Rozë

Gazetari shqiptar s’lë gjë pa thënë: Në bllok të Tiranës vajzat shqiptare jepen me qira dalin dhe….





“Jeta jashtë Bllokut” është tema që u diskutua ditën e sotme në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”, në Top Channel. Pyetjet që u ngritën ishte çfarë ndodh në periferinë e Tiranës? A duhen paragjykuar njerëzit që jetojnë në periferi?

Bledi Mane ka habitur me deklaratën e tij duke thënë se në Bllok ka njerëz të pasur dhe kriminelë, ndërsa vajzat ekspozohen dhe “jepen me qera”. Ndërsa Shqipja tha se në të shkuarën, vajzat e bllokut kanë qenë të shkolluara, të edukuara dhe vinin nga familje të mira.

Bledi Mane: Edhe në jetën urbane dhe sociale, cdo qytet i madh ka atë pjesë që quhet “downtown” që ka dyqanet dhe lokalet e shtrenjta dhe njerëzit bëjnë sfilatën e rrobave të shtrenjta, makinave. Blloku fatmirësisht apo fatkeqësisht vazhdoi të mbetet i tillë pas ’91 ku njerëzit kryqëzohen dhe shfaqin atë që meritojnë ose nuk e meritojnë. Një njeri Blloku është i pasur, kriminel…

Shqipja: Gjithë Blloku që ka qenë më përpara nuk është më, ka pasur një ndryshim të rrënjësishëm. Më përpara, një vajzë Blloku ka qenë e shkolluar, e edukuar, me familje të mirë. Kur dilja unë në moshën time 19,20 kanë qenë vajza të sakta, prandaj thashë që periferia ka ardhur në Tiranë, është në Bllok.

Bledi Mane: Blloku ka rreth 2 mijë klientë të përhershëm, rreth 2 mijë fytyra që e njohin njëri-tjetrin dhe janë rezident dhe kanë kafenetë e tyre.

Shqipja: Shumica e kafeneve është mbyllur në Bllok.

Bledi Mane: Gati 80% e njerëzve që e frekuentojnë janë provincialë të freskët, ke vajza që merren me qera… Blloku është vitrina ku vajzat në përgjithësi dhe ekspozohen.

Ana Lleshi: Nuk na the ndonjë të re. Vajza shkojnë për të gjuajtur.

MË TË LEXUARAT

To Top