Lajme

Gëzim i madh! Gruaja në Tiranë sjell në jetë 3 fëmijë, ja si quhen

Gëzim i papërshkrueshëm për familjen Arapi që sapo janë gëzuar me trinjakë. Ami, Mia dhe Zoi janë shëndoshë e mirë pasi erdhën në jetë në Maternitetin “Koço Gliozheni”në Tiranë.

Mjeket që pritën trinjakët, të Dr. Enkeleda Prifti dhe Dr. Rubena Moisiu bënë një punë të shkëlqyer. Jetë të gjatë trinjakeve!

Ne nje postim ne faqen e saj zyrtare Ministrja Shendetesise Orgerta Manastirliu shkruan per nje nene qe lindi trinjake . Ministrja e Shëndetësisë ka postuar foton e trinjakeve.

“Gëzim i papërshkrueshëm për familjen Arapi që sapo janë gëzuar me trinjakë! Ami, Mia dhe Zoi janë shëndosh e mirë falë punës së shkëlqyer të Dr. Enkeleda Prifti dhe Dr. Rubena Moisiu në Maternitetin “Koço Gliozheni”.

Për familjen e trenjakëve do jetë në dispozicion bonusi që ka vendosur qeveria për cdo lindje, dhe i bie të marrin 1.2 milionë lekë të vjetra.

Po ashtu secili prej bebeve ka përfituar edhe paketën që ofron Bashkia Tiranë në raste të tilla që përmban disa nga gjërat kryesore si biberon, pelena etj.

MË TË LEXUARAT

To Top