Leximi

Gjendjet bima më e madhe në botë, nuk do e besoni dot sa e gjatë është

Bima më e gjatë në botë, një bar deti është zbuluar në brigjet e Australisë. Duke përdorur testimin gjenetik, shkencëtarët kanë përcaktuar se një livadh i madh nën ujor në Australinë perëndimore është në fakt një bimë e vetme.

The 9 Oldest, Tallest, and Biggest Trees in the World - One Tree Planted

Ajo besohet se është përhapur nga një farë e vetme për të paktën 4500 vite. Bari i detit mbulon një sipërfaqe rreth 200 km katrorë, thanë studiuesit nga Universiteti i Australisë Perëndimore.

Ata mblodhën fidanë nga i gjithë gjiri dhe ekzaminuan 18 mijë shënues gjenetikë për të krijuar një “gjurmë gishti” nga çdo mostër.

Përgjigjet i çuan studiuesit se i gjithë gjiri ishte i mbushur nga një bimë e vetme me një sipërfaqe sa 20 mijë fusha futbolli.

Ata mendojnë se kjo bimë është rritur 35 cm në vit për 4500 vite duke qenë vërtet një bimë elastike dhe e qëndrueshme, raporton BBC.

Zbulohet në Australi bima më e gjatë në botë, sa 20 mijë fusha futbolli

MË TË LEXUARAT

To Top