Leximi

Gjermania jep lajmin e mirë për të gjithë punëtorët e huaj, ja çfarë është vendosur

Vendet e Ballkanit e ato europianolindore janë rezervuarë të fuqisë së lirë punëtore për Gjermaninë, që sot mungon në vendet origjinë.

Mbi këtë fenomen të migracionit të punës u fol gjerësisht në kongresin e Renovabis.Me një “Apel të Mynihut” që kërkon organizimin më të mirë dhe përmirësimin e e migracionit të punës në Gjermani përfundoi kongresi ndërkombëtar i i 26-të i Renovabis, organizatës humanitare “Aksioni i Solidaritetit të Katolikëve Gjermanë me njerëzit në Europën Qendrore dhe Lindore”, i zhvilluar në Mynih (31.08-01.09). 200 pjesëmarrësit nga 20 vende të ndryshme në kongres iu kushtuan shanseve që hap punësimi për qytetarët nga Ballkani dhe Europa lindore e qendrore, por edhe pasojave negative që lidhen me të.

1,7 milionë persona nga Europa Lindore e Juglindore punojnë në Gjermani me kontratë të rregullt, duke plotësuar kështu nevojat e tregut gjerman të punës dhe duke kryer punë që shpesh nuk janë të preferuara nga gjermanët. Pa këtë fuqi të huaj punëtore në Gjermani do të kishin pësuar kolaps disa degë të ekonomisë dhe kujdesit social. Por krahas tyre ka edhe një numër të lartë të punësuarve të parregullt ose ilegalë që shfrytëzohen dhe që paguhen keq. Sidomos në sektorin e kujdesit shëndetësor për të moshuarit ka një numër të madh të të punësuarve nga Europa lindore e juglindore. Shumë punojnë në 24 orë në kujdes shtëpiak për të moshuarit, në një formë gjysmë legale. Mbi efektin e migracionit mobil u diskutua nga ekspertë të Renovabis në ditët e kongresit dhe u kërkuar më shumë mbrojtje ligjore për të punësuarit. Në “Apelin e Mynihut” organizatorët vunë theksin, se migracioni i punës është një detyrë e përgjithshme shoqërore.

Pasojat e emigracionit për familjet në vend! Start drejt një jete më të mirë në Gjermani? Shumë ëndrra realizohen, por ka edhe një problematikë tjetër, pak të prekur në shoqëri, e cila zuri vend në kongresin e Renovabis; pasoja që sjell migracioni i punësimit tek familjet e migrantëve. Nëse një burrë apo grua largohet të punojë jashtë për një kohë të caktuar, pas lihen fëmijë e familje, që duhet të përballen me situatën që nuk është e lehtë për të dyja palët. Motra franziskane Relindis Vossel në misionin e Renovabis në Delvinë përshkroi përvojën e saj nga Shqipëria. “Shqipëria është një vend që i habit turistët”, rrëfen Vossel, sipas dpa. Ata shohin rrugë të mira, shumë shtëpi të reja dhe të bukura të ndërtuara, resorte pushimesh me plazhe të mrekullueshme. Por ajo që ata nuk shohin është përditshmëria e njerëzve, e atyre që kanë mbetur aty, që nuk kanë shkuar në perëndim, e fëmijëve dhe pleqve. Në pikën më jugore të vendit sipas statistikës, dy të tretat e qytetarëve e kërkojnë fatin jashtë, sipas Vossel.

Motra franziskane Relindis Vossel që e njeh mirë këtë përdtishmëri në Shqipëri përshkroi në kongres pasojat për ata që kanë mbetur pas. Ato për një 10-vjeçar që e rrit gjyshja, sepse prindërit janë ndarë. Ai troket tek qendra e misionit franziskan dhe pyet nëse “mundet që vitin e ardhshëm të vijë për ndihmë për detyrat e shtëpisë”. Ndërsa një ish-drejtor gjimnazi 80-vjeçar ankohet se i ikën dëshira të luajë shah, sepse nuk ka më kundërshtarë. Në shtëpi ai është i ngarkuar me detyrën e kujdesit për bashkëshorten e sëmurë. Të dy fëmijët jetojnë jashtë dhe kontakti është i rrallë.

Kompensim për vendet që humbasin fuqinë punëtore Renovabis kërkon nga politika që përmirësojë kushtet e migracionit të punësimit, si për të ardhurit në Gjermani, por edhe për vendet origjinë, që tani duhet të luftojnë me largimin e fuqisë punëtore. Në Apelin e Mynihut të Renovanis kërkohet që krahas strategjisë për tërheqjen e fuqisë punëtore t’u jepet një kompensim financiar dhe social vendeve që kanë humbje të fuqisë punëtore. Drejtori i Renovabis, Thomas Schëartz është shprehur se qeveria gjermane duhet që atyre vendeve nga vjen fuqia punëtore, t’u japë një kompensim financiar për shkollimin. Këto vende humbasin fuqinë punëtore për të cilën është investuar, humbasin potencial të rëndësishëm për ekonominë e tyre, aftësinë konkurruese. Jo pak rajone në Shqipëri, Ballkan e vende të tjera europianolindore janë shkretuar, për shkak të emigracionit masiv.

Studiuesi i migracionit, Tado Juric solli shembullin e Kroacisë, që ka investuar 18 miliardë euro në shkollimin e punëtorëve, të cilët sot janë larguar e punojnë në Gjermani. Për të mbajtur më shumë njerëz në vend mund të përdoren metoda të reja si telepunësimi apo home-office, kërkon studiuesi. Po ashtu në kongres u theksua, se ka rëndësi që këta njerëz që kontribuojnë për mirëqenien ekonomike të Gjermanisë të marrin respektin e duhur, mirënjohjen dhe vlerësimin e shoqërisë gjermane./DW/

MË TË LEXUARAT

To Top