Një grua është kapur duke vje.dhur në një supermarket në Manhattan dhe ajo që ka rënë në sy ka qenë veprimi i ndjerë që kanë bërë pol.icët.
Nëna e re u kap duke vjedhur ushqime dhe efektivët u ofruan t’ia paguanin në vend që ta arrestonin.
Ajo është fotografuar përballë arkës duke qa rë në momentin që u kap. Fotoja është shpërndarë kudo në rrjet dhe ka bërë xhiron e mediave sociale.
Tre policët emrat e të cilëve janë Louis Sojo, Esnaidy Cuevas dhe Michael Rivera treguan gjithë ngjarjen në një konferencë për shtyp.
Ishte roja i dyqanit ai që lajmëroi poli cinë pasi pa që gruaja po vi.dhte.
Sojo tha:
E pyeta se çfarë po ndodhte dhe ajo mu përgjigj se ndihej e uritur dhe pasi pamë çantat, ne vendosëm të themi: ‘Ne do të paguajmë për këto. Unë e kam bërë këtë veprim për 22 vjet. Nuk është hera e parë që kam paguar për ushqimet e dikujt. Kjo nuk është hera e parë që as ata kanë paguar për ushqimin e dikujt. Nuk është se e bëjmë këtë gjest gjithmonë, por kur shihni fytyrën e dikujt dhe vini re se ata kanë nevojë për ju dhe se janë në të vërtetë të uritur është shumë e vështirë që një qenie njerëzore të largohet nga një situatë e tillë. Ne nuk jemi rritur kështu. Prandaj ai ishte veprimi i duhur për t’u bërë.”