Rozë

Greta Koçi u nxjerr sekretin/ Motra e saj Eni dhe Genc Prelvukaj do të bëhen prindër për herë të parë

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë një nga çiftet më simpatikë të showbizit shqiptarë. Edhe pse kanë vite që e kanë bërë publike dashurinë e tyre, shumë pak dimë se si ka nisur gjithçka mes dyshes dhe ç’planesh kanë ata për të ardhmen.

Pak ditë më parë Greta Koçi ka publikuar këngën “Motra” ku shfaqet krahë Eni Koçit, gjithashtu ka qenë vërdallë nëpër portale prej videove mjaft gazmore me të ëmën, Afërditën.

Por ne kemi një të re: Afërdita do të bëhet gjyshe! Por jo nga Greta ama. Eni Koçi është në një pritje të ëmbël dhe do të bëhet nënë për herë të parë.

Prej vitesh Eni është në një lidhje të konsoliduar me këngëtarin nga Kosova, Genc Prelvukaj, e tashmë dashuria e tyre do të vuloset me një fëmijë!

MË TË LEXUARAT

To Top