Rozë

Hajde-hajde! Astrologia i tha virgjërash kanë sistem të dobët nervash/ Rudina Magjistari i kthehet keq fare: Përditë…





Në emisionin “Rudina” në Tv Klan është folur për një temë mjaft interesante, atë të atrologjisë. Një ndër të ftuarat në studio, ka qenë edhe astrologia Meri. Në një moment, moderatorja Rudina Magjistari i ka thënë Merit se nuk ka fare durim të lexojë horoskopin ditor dhe nuk i duket shumë i besueshëm. Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Merit e cila fillon jep shpjegime për shenjën që Rudina ka dhe shprehet se shenja e Virgjëreshës është një shenjë që ka një sistem nervor shumë delikat dhe nervozohet shpejt.

Nuk do ta Besoni sa Vjeç është Rudina Magjistari - YouTube

Rudina Magjistari: Atë horoskopin e përditshëm nuk kam durim fare Meri, nuk e di sesi e dëgjojnë përditë. Një herë në muaj është interesant ose ai vjetori, një herë në vit po.

Meri Shehu: Ju Virgjëreshët e keni sistemin nervor shumë delikat dhe nervozoheni. Merreni me shumë detaje, duke detajuar jetën në çdo moment normal që jeni të ngarkuar psikologjikisht.

Rudina Magjistari: Ka plot njerëz që mendojnë si unë.

Meri Shehu: Unë po flas astrologjikisht, nuk po flas si shoqe. Nuk e ke dëgjuar horoskopin përditë që ti të marrësh atë kulturën e të dëgjuarit përditë sepse përditë ndryshojnë renditjet e planetëve dhe çdo ditë ka ato nuancat dhe ngjyrimet e veta. Nëse do ta dëgjoje përditë, të paktën një ditë që do ngriheshe në mëngjes që nuk do ndiheshe mirë do thoje çfarë po ndodh.

Rudina Magjistari: Bledi ti beson tek astrologjia dhe e gjen veten tek karakteristikat e Shigjetarit?

Bledi Strakosha: Tek karakteristikat bazë po. Nuk i kam besuar asnjëherë, ndoshta dhe ne në formatet televizive kemi ab uzuar pak, në kuptimin që shpesh herë për shkak të nxitimit i merrnim të gatshme nga një ditë më parë dhe i kemi lexuar, është e pandershme. Por ty Meri të dëgjoj me shumë vëmendje dhe më kanë dalë nja dy herë këto parashikimet që bën tek Rudina, i shoh në Youtube. Dua të bëj ca plane mujore, kur është mirë të investosh ca para, kur është mirë të kërkosh një projekt televiziv.

Sa shumë qenka rritur, Rudina Magjistari publikon si rrallëherë foton e së  bijës - Abc News



MË TË LEXUARAT

To Top