Rozë

Hajde-Hajde, këngëtarja shqiptare: Do bëj dasmë të madhe dhe do e bëj në stadium

Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkenda Dubova ishte e ftuar “Jo vetëm modë”, ku foli për biznesin e saj, rikthimin në muzikë, por edhe jetën private.

Shkenda Dubova ndahet nga i fejuari i saj, Labi – Lajmi.net

E pyetur nga Orinda për statusin e saj, Shkenda u përgjigj se aktualisht nuk është as e fejuar, as e martuar. “Po zemrën besoj e ke plot”, i tha Orinda. “Me t’fol, m’del zemra”, u përgjigj këngëtarja e buzëqeshur.

“Do të kemi të reja së shpejti?”, e pyeti Orinda. “S’i dihet, mund të kemi. Ngadalë do e gjej dhe unë një burrë”, u përgjigj Shkenda teksa pohoi se mezi pret ta veshë fustanin e bardhë.

Madje Shkenda zbuloi se ka vendosur që dasmën ta bëjë në stadiumin Air Albania, ç’ka tregon se na pret një dasmë madhështore.

“Më pëlqen të bëj dasmë të madhe, të vesh fustanin e bardhë, do ta bëj në stadium tek Air Albania”, u shpreh këngëtarja.

Habit këngëtarja shqiptare, zgjedh stadiumin ‘Air Albania’

Shkenda Dubova ekspozon të pasmet në Francë (Foto) - Telegrafi

MË TË LEXUARAT

To Top