5 vjet më parë, u nda nga jeta në rrethana mi ster ioze një nga vajzat më të dashura të showbizz-it shqiptar Adelajda Xhamani.
Mikesha e saj, Isida Mollaymeri i ka bërë një dedikim të ndjerë në rrjetet sociale.
“Më mungon. Kur njerëzit thonin që s’ka për ta pranuar ku rrë atë që i ndodhi unë se kuptoja… Deri para 5 vitesh kur t’i ike. E pra unë akoma se kam pranuar ikjen tënde. Me mungon pafund Adel. My A… @adelaxhamani”- shkruan balerina e njohur në një postim në rrjetet sociale.
Gazetarja 31-vjeçare Adelajda Xhamani ndërroi jetë papritur në orët e para të mëngjesit të datës 29 tetor të atij viti. Ajo ndodhej e vetme në apartamentin ku jetonte me qira, në rrugën “Muhamet Deliu”, kur ka nisur të ketë shqetësime. Në orët e para të mëngjesit ajo i ka telefonuar shoqes së saj, duke i kërkuar që të lajmëronte një ambulancë, pasi nuk po mbushej dot me frymë.
“Nuk po mbushem dot me frymë”, mësohet t’i ketë thënë shoqes së saj. Pas kësaj telefonate, shoqja e Adelës ka lajmëruar menjëherë ambulancën, familjarët e saj, por edhe disa miq të përbashkët. Ambulanca ka mbërritur shumë shpejt në adresën e dhënë, por duke qenë se nuk dihej me saktësi apartamenti i Adelës, mjekët kanë pritur derisa miqtë e saj kanë mbërritur aty me një taksi. Të gjithë janë ngjitur bashkë në katin e katërt. Dera është gjetur gjysmë e hapur, pasi në momentin që po fliste në telefon me shoqen e saj, Adela nga fr ika se gjendja e saj mund të përkeqësohej, i ka thënë se do ta hapte derën.