Rozë

Humbi të atin nga sëmundja e keqe, Dojna Mema: Ia di për nder Vlashentit që pranoi ta takonte

Tani që është duke jetuar javët e fundit të shtatzënisë, duket se Dojna Mema e ka paksa më të lirë kohën edhe për të biseduar më shtruar me fansat e saj.

Dojna Mema dhe Vlashent Sata, drejt martesës: 'Gjithmonë PO' – ENERGY Radio

Si sot, kur zbuloi më shumë detaje nga lidhja e saj me Vlashentin, por edhe nga njohja e tij me të atin.

I ati i moderatores u nda nga jeta në 2019, kur Dojna ende nuk e kishte zbuluar lidhjen me Vlashentin. Megjithatë, siç rrëfeu Dojna, babai i saj dhe Vlashenti u prezantuan vetëm një muaj e gjysmë pas njohjes së të rinjve.

Ndonëse ishte një kohë mjaft e shkurtër, Vlashenti pranoi të prezantohej me familjen e saj dhe për këtë, ajo i është shumë mirënjohëse, sepse bëri që vitin e fundit të jetës, i ati ta jetonte bashkë me të.

“Është një nga gjërat për të cilat jam më shumë e lumtur, për këtë duhet t’ia di për nder Vlashentit, sepse ne kishim një muaj e gjysmë bashkë, shumë pak dhe normalisht që nuk e prezanton me familjen një person me të cilin ke një muaj e gjysmë. Ia bëra si kërkesë në majë të gishtave dhe Vlashenti absolutisht pranoi dhe e ka jetuar babin tim një vit, vitin e fundit, dhe gjithmonë do më kujtohet ai momenti kur vinte te shtëpia ime dhe babi im, si adhurues shumë i madh i muzikës italiane, Vlashenti ulej gjithmonë ose në piano, ose në kitarë, dhe i luante këngët e tij të preferuara. Në të gjithë atë fatkeqësi që kemi përjetuar si familje, për fat, Vlashenti arriti ta njihte dhe babi arriti ta njihte Vlashentin”, tha Dojna.

Dojna Mema dhe Vlashent Sata, drejt martesës: 'Gjithmonë PO' - Zoom.al

MË TË LEXUARAT

To Top