I është dhënë sot lamtumira e fundit, kolosit të këngëve të vjetra qytetare shqipe, Ismet Pejës, i cili ndërroi jetë në orët e hershme të mëngjesit të kësaj të hëne.
Va rr imi i të ndjerit u bë në v arr ezat e qytetit të Gjakovës, nën një ceremoni mortore përcjellëse. Në këtë ceremoni morën pjesë ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ish-kolegë të artistit, politikanë, miq, dashamirë.
Para kësaj, qytetarët bënë homazhe para a rki vo lit të doajenit të këngës shqipe, duke kujtuar dhe ngritur lartë veprën e artistit.