Big Brother Vip është kthyer në një nga formatet më të komentuar në mediat rozë. Shumë emra janë aluduar se do ti bashkohen spektaklit që pritet të fillojë gjatë këtij viti.
Një tjetër emër po bën xhiron e rrjetit. Bëhet fjalë për gazetarin e njohur Mlaim Zeka. Së fundmi burime për Bordo bëjnë me dije se një ndër emrat VIP që ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë edicion të Big Brother është gazetari nga Kosova Milaim Zeka.
Po qarkullon një tjetër emër i ri që pritet t’i bashkohet aventurës më shumë se 100 ditore të “Big Brother Vip 2”.Këtë herë bëhet fjalë për një aktore. Sipas “Kryefjala.com” Eva Aliko ka pranuar ftesën e produksionit për të qenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Eva thuhet se ka qenë lakuar edhe vitin e kaluar por duket se këtë edicion ajo “e ka ndarë mendjen”. Gjithsesi në do jetë apo jo na duhet të presim për një konfirmim nga ana e aktores.
Disa emra të tjerë që janë përfolur për të qenë pjesë e “BBV” deri tani janë edhe Albi Nako, Kiara Tito, Jori Delli, Kejsi Medini, Gent Hazizi dhe Lei Kraja e cila e konfirmoi vetë.
Gjatë një interviste të dhënë më herët, moderatorja Arbana Osmani u shpreh se kasti i personazheve që do të marrin pjesë në “Big Brother Vip 2” do të jetë më i mirë se ata të sezonit të parë.