Gresa Hoti dhe reperi Arkimed Lusha, i njohur si Stresi, kanë qenë kryefjalë e mediave ditët e fundit për shkak të afrimitetit të tyre në “Big Brother Vip Kosova”.
Çështja vajti deri aty sa reperi e ftoi modelen në një takim romantik, për t’i thënë se kërkon ndihmën e saj për tu ribashkuar me Kejsin, ish-partneren e tij.
Mirëpo së fundmi Stresi ka lëshuar një tjetër deklaratë befasuese, duke u shprehur se ai hoqi dorë nga Gresa për shkak të Andi Artanit.
“Andi po ndjen shumë për Gresën, prandaj hoqa dorë”, u shpreh Stresi në një bisedë me Getinjon. Një gjest shumë i bukur ky i Stresit.
Jo se publiku di pak për të në gjithë këto vite karrierë, por brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Kosova” Stresi po shfaq gjithmonë edhe më shumë nga vetja e tij.
Në një bisedë me banorët, këtë herë reperi është shprehur se ka një aftësi të veçantë, të dallojë ndjerëzit fallco.“Unë jam për këtë sport, unë ta nxjerr maskën për sekonda, të tregoj se kush je”, ka thënë ai.