Pak kohë më parë Butrint Imeri mbështeti publikisht Kiarën duke publikuar në Instastory një foto të saj me kurorë. Ditën e sotme moderatorja ka reaguar për herë të parë teksa ishte e ftuar në “Fan Club”.
Ajo është shprehur se historia me Butrintin ka 10 vite që është mbyllur dhe as nuk dëshiron t’i rikthehet. Kiara ka shtuar se i bëhet qejfi për mbështetjen.
“Nuk do doja ta prekja fare këtë temë, për mua është një histori e mbyllur, ka 10 vite që është mbyllur, që nuk do doja ta rikthej absolutisht. Është rikthyer nga njerëz të tjerë, siç rikthehet nga çdo person kur ka vëmendje dhe nuk më vjen mirë që ta diskutoj fare. Më bëhet qejfi që e kam patur mbështetjen e tij, okej”, ka thënë moderatorja.