Në seancën e ndërmjetësimit ‘Shihemi në Gjyq’ kanë qenë nënë e bijë për një shtëpi që kanë në qytetin e Durrësit. Ismetja me burrin kanë ikur në Amerikë që në vitin 1990 dhe burri i la shtëpinë motrës sepse nuk kishte një hyrje të vetën.
Para dy javësh burri i Ismetes ka v de kur dhe vajza e tij kërkon që shtëpia që i kanë lënë hallës ta kenë sërish të tyren. Por gjatë këtyre viteve, halla e saj ka refuzuar të flasë me ta dhe të lëshojë shtëpinë.
Eni Çobani: Ju jetoni në atë shtëpi?
Ismetja: Jo nuk banoj në atë shtëpi, që në ’90-ën kemi futur motrën e burrit sepse ishte pa banesë ajo, ishte në kushte të vështira dhe burri mendoi që më mirë të rrinte motra e vet sesa një njeri tjetër.
Ardit Gjebrea: Ia latë me qira?
Ismetja: Jo jo pa qira, falas. Në ’93-shin kemi ardhur për herë të parë unë dhe burri, e kemi diskutuar punën e shtëpisë dhe jo me letra, por me fjalë thanë që shtëpia është e juaja, edhe ajo edhe i shoqi. Unë e kam dhe në disk kur thonë që është shtëpia juaj, kurdo që të vini, ne jemi këtu vetëm për një kohë, kurdo që të vini dera është e hapur, por në fakt kurrë s’ma ka hapur derën.
Eni Çobani: Juve nuk jeni futur brenda, jo më Senada dhe kalamajtë.
Ismetja: Jo as mu as fëmijëve s’ma ka hapur derën.
Eni Çobani: Senada e njeh hallën?
Ismetja: Jo nuk e njeh.
Eni Çobani: Po si është e mundur?
Ismetja: Ajo ka qenë e vogël, takim me të nuk kemi pasur. Pas ’97-s ne donim të vinim familjarisht, i tha burri im që më liro shtëpinë sepse unë do vij të rri 3-4 muaj dhe ajo tha pse po më nxjerr nga shtëpia, unë jam motra jote. Që nga ’97-ta ne i kemi kërkuar të lironte banesën dhe ajo i thoshte burrit tim që si po më nxjerr nga shtëpia mua me dy fëmijë, kur ti je në Amerikë. Për çfarë e do shtëpinë ti, këto ishim fërkime vazhdimisht me të. Kur e mori burri seriozisht për të ardhur në Shqipëri i tha hajde hajde se kokën do hash, bënte shumë pr esione.
Eni Çobani: Keni ardhur në Shqipëri në atë kohë?
Ismetja: Vajza ime e madhe ka ardhur, nuk e mbaj mend mirë nga viti 2000, ka shkuar, ka trokitur tek dera dhe nuk është hapur. Më tha mami dritat e shtëpisë u fikën dhe derën nuk ma hapën. Unë me bashkëshortin nuk kemi ardhur shpesh, por ishim vjet se hapëm një çështje. Gjatë bisedave që kemi bërë në telefon, ajo ka bërë shumë pr esion, është treguar shumë e egër dhe nuk u paraqitëm tek dera e shtëpisë por shkuam direkt hapëm një çështje.
Eni Çobani: Senada të vish t’i kërkosh nënës banesën pas dy javësh që ka vd ek ur babai, është pak e rëndë, juve keni ndonjë premtim nga babai për banesën?
Ismetja: Pasi dolëm në pension të dy burrë e grua menduam që do rrimë në Durrës do merrnim dhe shtëpinë sepse ishim në gjyq me të. Menduam se do e lironte shtëpinë, por në këtë kohë burri sëmuret, mori një pneu moni brenda një kohe shumë të shkurtër dhe kaloi disa kohë nëpër spitale.