Lajme

I vëllai i dha shpirt në mes të rrugës në Greqi, rrëqeth e motra e 21-vjeçarit: Ku je o kur do vish??





Një aksi dent i rëndë ndodhi dje në Greqi duke i marrë jetën 21-vjeçarit shqiptar Erdi Rushitaj, dhe shokut të tij grek.

Përplasja fa tale u regjistrua në ishullin e Kretës. Sipas medieve greke, 21-vjeçari, kishte vetëm pesë muaj që kishte blerë motorin.

“Nuk dua të besoj se nuk do ta shoh më k urrë vëllain tonë të vogël . Është shumë e vështirë për të gjithë ne. Mësuam se çfarë kishte ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit kur disa nga miqtë e tij erdhën këtu për të na informuar. Mua dhe motrës time na u shemb toka nën këmbët tona. Ajo që na ka ndodhur është tr agjike, ” tha motra e të riut.

“Erdi e kishte blerë motorin pesë muaj më parë. Ai e donte shumë atë. Kur e solli në shtëpi për herë të parë, u bëra merak sa që i mora çelësat. Ai më lutej t’ia jepja, derisa në një moment i gjeti dhe i mori vetë. Motori ishte i madh dhe ne i thoshim vazhdimisht që të ishte i kujdesshëm. Ai ka dhe makinë, por e adhuronte motorin. Thonë se ai nuk kishte licencë për motorin, por ne e dimë se ai kishte patentë. Ai kishte patentë edhe për veturën ”, shton ajo.

Sipas motrës së 21-vjeçarit, gjithçka ndodhi gjatë pushimit nga puna.“Çdo ditë i thoshim për motorin që të ketë kujdes dhe të mos punojë shumë. Ai na thoshte se nuk ecte me shpejt dhe se ishte i kujdesur”, tha ajo.

Ata kishin shk ëmbyer disa mesazhe para aks identit. “Herën e fundit kemi komunikuar me mesazhe. Në ato të fundit ku nuk mora asnjë përgjigje shkrova “Ku je … kur do të vish?” më kishte shkruar më herët: “Kur do të kthehesh në shtëpi?” Ai më shkruajti se ishte në punë dhe unë iu përgjigja,kini kujdes dhe shkoni në shtëpi”, tha motra e 21-vjeçarit.





MË TË LEXUARAT

To Top