Lajme

I vunë emër turk, shqiptarja e tregon: Gjyshi ma vuri kishte një shoqe atje, ishte e bukur thoshte

Në diskutimin e ditës për emrat shqiptarë e të huaj në “Aldo Morning Show” në Tv Klan, një telefonuese tregoi historinë e emrit të saj.

Mira nga Laçi tha se në fakt ajo quhet Myrvet, një emër turk që ia ka ngjitur gjyshi i saj, frymëzuar nga një histori e vjetër dashurie.

Mira: Faktikisht unë e kam emrin Myrvet, por më thërrasin Mira. E kam emër turk sepse ma ka ngjitur gjyshin dhe ka pas emigruar gjithmonë në Turqi dhe e pyesja gjithmonë, pse ma ke vënë këtë emër? Qeshte dhe nuk më thoshte asgjë. Dikur më tha “kam pasur një shoqe turke atje dhe prandaj ta kam vënë emrin Myrvet”. Aldo: Marshalla sevda me pak fjalë. Mira: Po, po. Aldo: Ta tregoi gjyshi historinë si përfundim. Mira: Po, po!

MË TË LEXUARAT

To Top