Rozë

Iku nga ”Për’puthen” po një djalë tjetër i bën këngë Jaseminës/ Ja si reagoi Andi…





Shumë konkurrentë të “Për’puthen” i janë futur muzikës dhe më i fundit prej tyre është Alessandro Mehmeti.

Jasmina dhe Andi puthen gjatë kërcimit romantik (Pamjet) - Top Channel

Në fakt kënga e tij nuk është pakuptim, por është një dedikim për Jasminën, që tashmë nuk është më pjesë e “Për’puthen”.

Vetë Jasmina ka publikuar në Instagram një pjesë të këngës dhe është shprehur shumë e lutur për këtë surprizë kaq të veçantë të Alessandros.

“Krejt e bukur lule Jasemina, zemrën e bardhë sikur kokàina. Një gotë për mua e për ty e pina, sikur tigër dukesh o Jasmina”, shprehet Alessandro në këngën për ish-konkurrenten.

“Surpriza dhe dhurata më e bukur që ma ka bërë ditën 1000! Faleminderit nga zemra për përkushtimin dhe kohën Alessandro Mehmeti”, ka shkruar Jasmina pas publikimit të këngës.

Por a mund të ndihet Andi keq pas kësaj kënge? Jasmina i ka qartësuar të gjithë se Alessandro është thjesht një mik shumë i mirë dhe se kënga është një dhuratë për të në shenjë vlerësimi e jo shprehje dashurie.

Për më tepër Andi e ka dhënë aprovimin, pasi e ka pëlqyer postimin që Jasmina ka bërë në Instagram.

Andi dhe Jasmina e ''Përputhen'' kapen mat rrugëve të Tiranës - Gazeta Express





MË TË LEXUARAT

To Top