Lajme

Ilir Meta në zi, njeriu i shtrenjtë i tij ndërron jetë/ Rrëqeth me fjalët: Mbeti jetim që fëmijë, për mua ishte….

Ditën e sotme ka ndërruar jetë Arjan Kuçi, miku i ngushtë i presidentit Ilir Meta. Lajmin e ka bërë me dije Kreu i Shtetit përmes një shënimi në rrjete sociale.

Kuçi mbeti jetim kur ishte ende adoleshent, por pavarësisht kësaj ai ia doli që me shpresë dhe sakrificë të shëndërrohej model tek miqtë e tij. Meta thotë se Arjani mbeti gjithmonë një shok i mrekullueshëm për të gjithë dhe një familjar i jashtëzakonshëm e patriot.

Arjani është një prej mijëra shqiptarëve që u gjendën në korrik të vitit 1990 në Ambasadën e RFGJ në Tiranë, me kërkesën dhe dëshirën për një jetë më të mirë, larg varfërisë. Tërheqja e tyre nga Brindizi dhe prurja në Gjermani u bë nga Kryqi i Kuq Gjerman.

Një kamion i ra murit të pasëm të ambasadës gjermane dhe hyri në oborrin e saj më 2 korrik 1990. Kjo i hapi rrugën shumë të tjerëve, që vërshuan në oborin e ambasadës përmes murit të ҫarë.

Kamionin “Skoda” me plot 36 veta e ngiste shoferi Ylli Bodinaku. Ditёt qё pasuan pёrmes murit tё hapur u strehuan edhe qindra mijё tё tjerё, qё kёrkonin largimin nga Shqipёria nё shenjё proteste ndaj sistemit totalitar qё nuk lёshonte pe, pavarёsisht ndryshimeve tё vrullshme nё mbarё Europёn Lindore.

MË TË LEXUARAT

To Top