Arqipeshkëvia Metropolitane Tiranë – Durrës, njofton se Imzot George Frendo është shëruar nga koronavirusi. Gjendja shëndetësore e tij thuhet se është shumë e mirë, ndërsa ka disa ditë që ka lënë spitalin “Acquaviva delle Fonti”, në Miulli (Bari).
Arqipeshkëvia Metropolitane Tiranë – Durrës ka shpërndarë edhe një reagim të Frendos ku thotë se ka qenë një eksperiencë e vështirë përballja me virusin.
“Falenderoj Zotin se së shpejti do të jem përsëri me grigjen time. Larg grigjes jam ndjerë si kokë pa trup. Gëzohem se mund të vazhdoj të kremtoj kohën e Ardhjes, në përgatitje për Krishtlindjen, bashkë me popullin tim.
Kjo periudhë ka qenë për mua një eksperiencë e dhimbshme. Megjithatë jam ndjerë më afër Jezusit, i cili, nga dashuria e tij për ne, ka pranuar dhimbje për shelbimin tonë. Dhe jam ndjerë më afër atyre që, në këto ditë, po vuajnë nga e njejta sëmundje. Zoti ti forcoftë e ti sheroftë.