Leximi

Ishte gruaja më e shëndoshë në botë/ Peshonte 500 kilogramë dhe ja si duket tani që humbi 400

Mayra Rosales peshonte 500 kg dhe nuk ishte në gjendje të lëvizte. Ajo kaloi 10 vjet në shtrat, derisa një ditë, vendosi të ndryshonte tërësisht. Rosales ishte e vendosur të humbiste peshë dhe më në fund arriti ta bëjë këtë. Historia e saj është dëshmi se sa të fortë janë disa njerëz: ajo humbi 400 kg dhe tani është totalisht ndryshe.

Half ton killer Mayra Rosales who falsely confessed to killing ...

Pasi kaloi 10 vjet e mbyllur në shtratin e saj, sepse fizikisht nuk ishte në gjendje të lëvizë, Mayra vendosi të ndryshojë plotësisht jetën e saj.

Ajo filloi seriozisht të shqetësohej për gjendjen e shëndetit të saj dhe më në fund vendosi që të ndërmerrte veprime, kështu që ajo iu nënshtrua operacionit gastrik. Asaj i duheshin 11 operacione në total në mënyrë që më në fund të humbte gjithë peshën e saj të tepërt.

Tash ajo ka humbur 400 kg. Ndihet sikur i është dhënë një shans i dytë në jetë dhe ka vendosur të shfrytëzojë sa më shumë.

Ajo ndjek një dietë të shëndetshme, kujdeset për veten dhe madje bën edhe aktivitete fizike.

Dhe si rezultat i ndryshimit rrënjësor të saj në peshë, ajo ka arritur të gjejë edhe fatin e jetës.

Half ton killer Mayra Rosales who falsely confessed to killing ...

MË TË LEXUARAT

To Top