Rozë

Ishte në gjendje të rënduar psikologjike/ Ky Vip është larguar nga shtëpia e ‘Big Brother’

Moderatorja Zhaklina Gjolla ka vendosur të lërë shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”. Në një zarf, i cili u lexua nga aktori Amos Zaharia, produksioni u komunikoi banorëve vendimin e Zhaklinës.

Zhaklina Gjolla në 10 pyetje nga Elegance

“Pas një gjendje të rënduar psikol ogjike dhe pas konsultës me psik ologun, Zhaklina ka kërkuar të lërë menjëherë shtëpinë. Gjendja e saj tani është mirë dhe ju uron të gjithëvë suksese,” lexoi Amosi.

Zhaklina Gjolla ishte një nga banoret më të komentuara që në pikënisje të “Big Brother VIP Albania”, fillimisht sepse u fut në rulot dhe më pas u përfshi në një debat pa sivo-a gresiv me Olta Gixharin.

Diçka u duk se ndodhi mes tyre gjatë momemteve të para të qëndrimit të shtëpi, ndonëse asnjëherë nuk u sqarua si debat. Zhaklina zgjodhi Oltën për ta zëvendësuar me veten në rulot, sepse u zgjodh e preferuara e publikut dhe pati të drejtën e zgjedhjes. Vendimi tensionoi jo pak marrëdhënien mes tyre.

Zhaklina Gjolla: Fama nuk është vlerësim, ekrani nuk mund të jetë një  vitrinë ku ekspozohesh për shitje – Revista Bordo

MË TË LEXUARAT

To Top