Getinjo me sa duket mbrëmë u bë nostalgjik. Në llogarinë e tij në Instagram, reperi ka ndarë një foto nga fëmijëria me ndjekësit.
Në foto duket Getinjo, vëllai i tij Mozik dhe nëna e tyre . “ Me pak sene, amo jem kon t’lumtur ”, ka shkruar ai poshtë fotos.
Të përqafuar dhe duke u puthur, ata duken shumë të lumtur ndërkohë që pozojnë në kohë festash.
Nuk e dimë çfarë e ‘ngacmoi’ Getinjon, ama, ai na bëri të gjithëve nostalgjikë, për kohët kur, siç tha Getinjo: ‘Me pak sene, amo jem kon t’lumtur’.