Rozë

”Jemi katundarë ne”/ Bes Kallaku: Kështu mësohet fëmija si hahet shalqiri

Bes Kallaku ka ndarë një video humoristike me Ajkën, por njëkohësisht edhe me një mesazh të fortë. Aktori gjithnjë ka folur me krenari për prejardhjen e tij dhe traditat familjare, të cilat ia mëson edhe vajzës, njësoj si në këtë video.

Babë e bijë po hanë shalqi në dimër dhe Besi ka shkruar “kshu msohet kalamoni”, ndërsa në përshkrim ka shtuar se siç është rritur ai do të rriten edhe fëmijët e tij.

Sa për shalqirin, sekretin e ruajtjes e di gjyshja e famshme tashmë e aktorit, Ija.” Kshu jena rrit, kshu do t’i rrisim, për t’gjith ata që pysin se ku e gjetëm shalqinin, Ija ime i ka pas rujt deri për Vit të Ri.

Katunart e dinë vetë. Zoti j’u rujt!” Videoja ka marrë reagime të menjëhershme nga ndjekësit që e kanë përgëzuar Besin për veprimin e tij.shih video

Kujtojmë se Bes Kallaku këtë sezon televiziv është në TV Klan, një nga kapitenët e “Zemër Luana”, emisioni i cdo të diele prime-time.

Ndërsa kapiteni tjetër është Olsi Bylyku. Autorja dhe moderatorja është ajo, Luana Vjollca, që u rikthye fuqishëm në ekran pas disa kohësh mungesë.

MË TË LEXUARAT

To Top