Ushqime

Ju nderon me miqtë dhe ka pak kosto/ Ja receta si të bëni gliko domateje: Shijen që ka nuk do e harroni!

Për të përgatitur gliko me domate duhet këto përbërës.

Gliko Domate ceri me bajame - Gost

2 kg domate të vogla

2 kg sheqer

2 vanilje

2 lugë me leng limoni

4 filxhan caji më ujë

3 fara karafili

Bajame aq sa kokra domate kemi

Ujë gelqere( shiko shenimin)

P Ë R G A T I T J A :

Zgjedhim domate të vogla të pjekura por të jenë të forta.

Vendosim ujin të nxehet në një tenxhere dhe pastaj vendosim brënda domatet i lëmë vetëm 1 minutë. I nxjerim më një luge e më pas i vendosim në pjatë dhe u heqim lëkurën.

Marim një thike të holle dhe të mprehte dhe u hapim një brimë nga poshtë por jo tejpertej ,deri tek pjesa e bishtit.

I shtrydhim që të dalin farat i vendosim në ujin e gelqeres dhe i lëmë për 3 orë.

I nxjerrim i shpëlajme me ujë të bollshëm dhe i vendosim mbi letër guxhine të kullojnë mirë nga lëngjet që kanë.

Në çdo domate fusim në vendin e hapur nga një bajame të zbardhur.

Për të zbardhur bajamet i vendosim në ujë të valuar i lëmë pak të zbuten dhe i fërkojmë që tu iki lëkura.

Vendosim në një tenxhere ujin dhe sheqerin e i ziejmë për 10 minuta.

Marim një nga një domatet dhe i vendosim në sherbet i lëmë të valojne 5 minuta dhe ulim tenxheren nga zjarri.

I lëmë të qëndrojnë 24 orë dhe shtojmë vaniljet ,karafilin, lëngun e limonit dhe i ziejmë deri sa të lidhet mirë shërbeti.

I vendosim në vazo qelqi të pastra dhe të sterilizuara.

Shenim : Per te përgatitur lëngun e gelqeres vendosim në një tas plastik dy lugë me gëlqere pluhur ose një copë guri gëlqere të pa shuar dhe hedhim 3 litra ujë. Trazojme mirë të valojë brenda gelqerja dhe pastaj e kullojmë me një nape. Uji që perfitojmë është i pershtatshëm për gliko.

Gliko Domate, Më e Veçanta e Mjeshtërisë Së Grave Shqiptare • agroweb.org

MË TË LEXUARAT

To Top