Sport

Juventusi as që mundohet të fitojë ndaj Atalantas, ndeshja mbyllet me barazim!

Skuadra e Juventusit dukej sikur nuk ishte e interesuar për fitore dhe kjo u pa në fushën e blertë.
Skuadra e Juventusit ka barazuar ndaj Atalantas në ‘Allianz Stadium’.

Juventus dhe Atalanta kanë ndarë pikët në barazimin 1-1 në ndeshjen e xhiros së parafundit të Serie A.

Josip Ilicic realizoi golin e parë në minutën e 33’të – mirëpo barazimi erdhi pak para fundit, kur Mandzukic realizoi në minutën e 80’të.

Skuadra e Juventusit dukej sikur nuk ishte e interesuar për fitore dhe kjo u pa në fushën e blertë.

Juventusi tashmë veç e ka siguruar titullin, kurse Atalanta mbetet në vendin e tretë në tabelë me 66 pikë – po aq sa Interi i vendit të katërt dhe një më shumë se Milani i vendit të pestë.

MË TË LEXUARAT

To Top