Këtë episod të “Jashtë Loje” në Top News ishte e ftuar Çiljeta Xhilaga, këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar.
Kur u pyet se cili do të jetë projekti i radhës për publikun ajo u përgjigj: “Faktikisht në një të ardhme kam dëshirë të fokusohem në një emision timin.
E kam me pasion prezantimin. E kam bërë gjithë këto vite në karrierë,e do të doja një program. Por nuk do tregoj çfarë natyre, pasi ma kanë marrë një herë. Do të jetë diçka jo sezonale, diçka që do të jetë gjithmonë, e imja, e Çiljetës. Do të jem për shumë vite.”
Por nuk do të rri as pa muzikë, se mund të më dal një demo e bukur e do e bëj këngë, se nuk rri dot. Një në vit bëj, por atë që bëj, e bëj të saktë.