Lajme

Ka lindur në Angli, 29-vjeçari shqiptar kërkon nuse: Kam shtëpi në Tiranë, ofroj dhe shpërblim

Shqipëria është përballur me dallgë emigracioni në më shumë se 30-vite demokraci. Qëllimi është ndërtimi i një jete më të mirë.

Por duke rendur pas kësaj ëndrre, pra pasurimit, mjaft u ‘harruan’ dhe mbeten pa fejuar e martuar dhe tani iu kanë ardhur mendtë.

Shqiptarët kryesisht kërkojnë nuse nga Shqipëria. Por nganjëherë është e vështirë të gjesh edhe pse i kërkon fisit, miqve dhe shokëve të ‘hapin sytë’ për ndonjë rast.

Ndaj një 29-vjeçar ka vendosur që të nxjerrë një njoftim. Pasi përshkruan se ka lindur në Angli, se ka shtëpi në Tiranë, ai ofron shpërblim edhe pë shkuesin. Por ka një kusht. vajza duhet të jetë nën 20-vjeç.

“Pedagog, 29 vjeç, lindur në Angli me shtëpi në Tiranë, kërkoj nuse nën 20 vjeç. Shpërblim për shkuesi. Tel:069 ********,”-shkruhet në njoftimin e vendosur në shtyllë.

Nuk është hera e parë që dëgjojmë për lajme të tilla që emigrantët kërkojnë nuse në Tiranë apo kudo në Shqipëri, por ama të vedosësh lajmërime në rrugë kjo nuk është aspak e zakontë.

MË TË LEXUARAT

To Top