Lajme

Ka qenë në dasmën e të atit/ Ky është djali i Shkëlzen Berishës, del për herë të parë në publik

Dasma e Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha me blogeren e njohur Armina Mevlani ishte kryefjala e mediave rozë javën e shkuar.

Foto dhe video të çiftit, madje edhe fjalimi përshëndetës i babait të dhëndrit vërshuan në rrjetet sociale. Por një nga pyetjet që u shtrua gjerësisht ishte: A ishin fëmijët që Shkëlzen Berisha ka nga martesa e parë në dasmën e tij.

Emisioni Goodmorning Albanians në Euronews Albania ka siguruar një foto që tregon se djali i Berishës ka qenë i pranishëm në dasmën e të atit.

Çifti kishin ftuar më shumë se 300 persona, ku mes tyre kanë spikatur personazhe të njohur nga politika, ekrani dhe muzika.

Ajo që tërhoqi vëmendje ishte padyshim nusja, e cila kishte zgjedhur plot tre fustane. E thjeshtë dhe me një sharm që e karakterizon, Armina shkëlqeu në krahët e Zenit.

Pak minuta më parë, ky i fundit ka ndarë disa foto në rrjetet sociale, mes tyre disa që nuk janë publikuar më herët.

MË TË LEXUARAT

To Top