Ushqime

Ka shije tradicionale shqiptare, kjo është receta më e mirë për të bërë tavën e kosit





Kosi është një përbërës që mund të gjendet në receta të ndryshme, qoftë dhe ato tradicionale. Për të përgatitur këtë recetë për 4 persona na duhen:

Epicurus.com Recipes | Baked Lamb with Yogurt (Tave Kosi)

1 kg mish qengji i freskët, 1 kg kos shtëpie, 2 lugë miell, 3 kokrra vezë, pak gjalpë, 2 lugë oriz, kripë.

Përgatitja: Në një tavë vendosim mishin, e kriposim, shtojmë pak gjalpë, dy lugë oriz, 1 gotë ujë. Tavën e mbulojmë me letër alumini dhe e kalojmë në furrë në 220 gradë. Pasi të ketë kaluar gjysma e kohës së pjekjes, heqim letrën e aluminit.

Ndërkohë në një tas miksojmë tre kokrra vezë, shtojmë pak kripë dhe 2 lugë miell, e miksojmë mirë që mielli të mos bëhet kokërr dhe shtojmë rreth 1 kg kos.

Përbërësit i kalojmë në një tenxhere, pasi i shtojmë pak lëng mishi e kalojmë në zjarr derisa të marrë valë, përziejmë me lugë gjatë gjithë kohës.

Përbërjen me kos e shtojmë në tavën me mish, i lëmë të gjithë përbërësit të piqen me njëri tjetrin derisa të marrim një ngjyrë të artë, rreth 45-50 minuta.

Lamb Baked with Rice | Tave Kosi | Jess Eats and Travels




MË TË LEXUARAT

To Top