E ftuar në “Më lër të flas”, Keisi ka folur për marrëdhënien që krijoi me Kristin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” duke zbuluar dhe arsyen pse vendosi t’i japë fund.
Sipas Keisit, indiferenca e Kristit ndaj saj bëri që ajo të largohej.
“Kristin e lashë se unë jam shumë e përkëdhelur. Jam mësuar të më vijnë nga mbrapa. Më thonte ‘më bëj ti mua për të ngrënë’. Të më bënte mua ai, jo unë atij. Unë e bëj kur kam qejf, por tani 1 herë, 2 herë…s’ka…
Ishin shumë arsye, edhe të vogla që publiku nuk i vë re. Ai e kishte fokusin tek vetja. Më erdhi çudi se kur po rrija vetëm, ai më harroi fare. Thashë ky këtë paska dashur. Nuk i bëri përshtypje edhe kur i thashë unë nuk do vazhdojmë më bashkë”, tha Keisi.